Bota

Pasojat radioaktive nga Çernobili, Zelenskij: Do të ishte fundi i Europës

Gazeta Si - Lufta në Ukrainë nuk po zhvillohet vetëm në terren, por edhe në internet. Shpërndarja e pakontrolluar e lajmeve nga të dyja palët e bën të vështirë verifikimin e asaj që po ndodh.

Një nga temat më të nxehta të orëve të fundit ka të bëjë me termocentralin e Çernobilit, i cili përfundoi në duart e ushtrisë ruse.

Sipas ukrainasve, ushtarët e Putinit e kanë shkëputur termocentralin nga rrjeti kombëtar energjetik, duke parandaluar që sistemet e rëndësishme të sigurisë të hyjnë në veprim dhe si rrjedhim duke rritur mundësinë e një incidenti bërthamor.

Zelensky, i cili akuzoi Rusinë për bombardime të qëllimshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhias pak ditë më parë, tha se rreziku që valët radioaktive për t’u përhapur në Europë është i madh.

“Tanket ruse qëllojnë blloqet atomike. Ata e dinë se për çfarë po qëllojnë. Ata janë përgatitur për këtë sulm. Për të gjithë ukrainasit, për të gjithë evropianët, për të gjithë njerëzit që e dinë fjalën “Çernobil”, sa viktima ka pasur. “Ka 15 reaktorë bërthamorë në Ukrainë. Nëse njëri prej tyre shpërthen, ky është fundi për të gjithë, ky është fundi i Evropës”, - u shpreh Zelenskij.

Edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është i shqetësuar për reaktorët bërthamorë në vend. "Gjeneratorët e gatishmërisë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të fuqizuar termocentralin bërthamor të Çornobilit. Më pas, sistemet e ftohjes së objektit të magazinimit të karburantit bërthamor të konsumuar, do të mbyllen, duke bërë që rrjedhjet e rrezatimit të jenë të pashmangshme. Lufta barbare e Putinit rrezikon të gjithë Evropën. Duhet ta ndalojmë menjëherë!”, - shkroi ai në Tëitter.

I pari që ngriti tensionin ishte “Energoatom”, kompania shtetërore ukrainase që menaxhon katër termocentralet bërthamore në territorin ukrainas: operatori bërthamor ukrainas njoftoi se Çernobilit i ka mbaruar energjia, duke parandaluar potencialisht ftohjen e karburantit bërthamor të harxhuar, i cili mund të çojë në çlirimin e substancave radioaktive.

“Energotom”, më pas shtoi: "Era mund të transferojë renë radioaktive në rajone të tjera të Ukrainës, Bjellorusisë, Rusisë dhe Evropës".

Nëse situata vazhdon, "i gjithë personeli do të marrë një dozë të rrezikshme rrezatimi," vazhdoi ai.

“Puna për riparimin e lidhjes dhe rivendosjen e energjisë në termocentral nuk ishte e mundur sepse luftimet po vazhdojnë”, vijoi kompania.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë