Shkrirja e akullit në Detin Arktik është duke krijuar një habitat të ri për rritjen e planktonit, një mikro-gjallesë e përbërë nga miliarda mikroorganizma bimore. Sipas shkencëtarëve thellësia e Detit Arktik është mbushur me këto gjallesa. Hulumtimi i bazuar në imazhet satelitore që tregohet nga ngjyrat e oqeanit zbulon rritjen e planktonit në zona të cilat nuk kanë ekzistuar më parë. Produktiviteti primar i planktonit është aftësia e tyre për ta kthyer dritën e diellit që marrin në energji. Niveli i kësaj energjie po rritet gjatë gjithë kohës.
Ekipi i studiuesve tregon se prodhimin i përgjithshëm primar i planktonit në oqeanin Arktik, më përpara ka qenë i ulët ndërsa mbas vitit 2003 është rritur me 31 për qind, ndërsa ndryshimet klimaterike ndikojnë në nivelin e akullit. Një tërheqje e hershme e akullit ka krijuar kushte të favorshme për rritjen e planktonit.

Administrata Kombëtare Amerikane e Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA) krijoi një imazh të jetës së gjallesave të planktonit në korrik të vitit 2018, që tregonte se hijet rrezatuese të bardha që shihen në fotografitë e kapura nga sateliti ka gjasa të jenë “coccolithophores” një lloj planktoni që rritet nën thellësinë pesëdhjetë metra.
Rritja e këtyre gjallesave do të thotë se ato do të përpiqen të marrin dritën që të krijojnë energji, duke ndryshuar jashtëzakonisht ekosistemin që ka qenë gjithë kohës i mbuluar nga akulli.
“Në qoftë se akulli do të shkrijë në këtë verë, do të ketë pasoja të mëdha dhe për ekosistemin por edhe për klimën,” tha Sophie Renaut, autore kryesore e këtij studimi.
“Ne nuk mund ta parashikojmë saktësisht se si do të evoluojë deti ose gjallesat në brendësi të tij, por jemi shumë të sigurte se do të ketë pasoja drastike nëse akulli vazhdon të shkrijë,” shton ajo.

Patrisia Yager pedagoge e shkencave detare në universitetin e Gjeorgjisë, tha se rritja e planktonit në këto zona, mund të shkaktojë ndryshime të mëdha në rrjetin ushqimor në Arktik, duke ndikuar jo vetëm te kafshët që jetojnë atje, por edhe për kafshëve migruese që varen nga burimet ushqimore të Arktikut.
“Ajo që do të ndodh në Arktik nuk qëndron vetëm atje,” shton ajo.
Arktiku është njëra nga zonat e fundit dhe më të egra në Tokë kështu që ruajtja e bio diversitetit është rëndësishme. Rritja e prezencës së njerëzve po copëton vendbanimet vitale. Arktiku është veçanërisht i prekshëm ndaj gërryerjes së shtresës tokësore dhe pakësimit të kafshëve karakteristike të këtij rajoni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




