Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo ka shpjeguar se pas idesë së shtetit të bektashinjve mund të fshihet Izraeli dhe e gjitha kjo shpjegon edhe arsyen pse presidenti i Izraelit, në vizitën që bëri në Tiranë, bëri një takim të posaçëm me Baba Mondin.
“Nuk ka ndodhur herët e tjera që kryetarë shtetesh dhe qeverive që të shkojnë dhe të takojnë Kryegjyshin Botëror. Nuk di të ketë ndodhur ndonjëherë, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e protokollit.”
Milo, historian dhe njohes i mirë i marrëdhenieve ndërkombëtare, gjithashtu tha se “Izraeli patjetër që është i interesuar për shkak të armiqësisë tradicionale me botën arabo-myslimane që dihet. Është i interesuar që komunitet myslimane të mos kenë unitet. Nëse do kishte unitet, gjithnjë është në dëm të tij”.
Por a është vetëm Izraeli në këtë lojë të madhe të shtetit të bektashinjve?
“E shoh jo aq të lidhur drejtpërsëdrejti vetëm me Izraelin, nuk e besoj, duhet të jetë një qasje dhe lojë me përmasa shumë më të gjëra, ku Izraeli mund të ketë pjesën e vet të lojës, por nuk është vetëm”, tha Milo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.