Ekonomi

Pasiguria ekonomike – Është koha për një kontratë të re sociale

Camilla Lund Andersen – Ndërsa bota përpiqet të adresojë rritjen e populizmit dhe nacionalizmit, po bëhet akoma më e qartë pasiguria ekonomike që shtrihet në zemrën e shumë të pakënaqurve.
Me zgjimin e krizës globale financiare, votuesit në vende me ekonomi të shëndetshme nisën të humbnin besimin në aftësinë e shtetit për t’i mbrojtur ata. Ndryshimet e thella në tregun e punës, të shkaktuara nga rritja e teknologjisë dhe vazhdimi i globalizimit, vetëm sa thelluan ankthin. Në të njëjtën kohë, njerëzit në vendet e varfra nuk kishin as standardet më bazike të të jetuarit, me shumë syresh që rrezikonin jetët e tyre për një të ardhme më të ndritur.

Kjo ka nxitur shumë njerëz të rimendojnë mbrojtjen sociale. Në këtë çështje, F&D shkëlqeu. Ne e kemi bërë këtë kërkim në bashkëpunim me Shkollën Londineze për Ekonomiks dhe Shkenca Politike (LSE), që vitin e kaluar lançoi një projekt për të ripërcaktuar shtetin e mirëqënies.

“Një kontratë e re sociale është thelbësore për të risjellë një ndjenjë sigurie dhe një politikë mbështetjeje të qëndrueshme për ekonomitë e hapura dhe shoqëritë,” shkruan drejtori i LSE, Nemat Shafik. Por si duket një kontratë e tillë në praktikë?

Në ekonominë gig*, përgjegjësia për t’u kujdesur për punëtorët ka qenë e paqartë. Dhe ndërsa automatizimi është në kulmim e vet, disa punonjës e gjejnë veten të margjinalizuar, me asnjë mundësi punësimi. Plakja e popullsisë rrit paqartësinë e përkujdesjes ndaj të moshuarve, ndërsa punësimi i të rinjve ndryshon. Përparimet në shëndetësi nënkuptojnë që ne mund të jetojmë më gjatë. Edhe pse përkujdesja bazike ndaj njerëzve të varfër është e mjerueshme.

Ndërkohë që përmes të ardhurave bazike universale, një targetim më i mirë i rrjeteve ekzistuese të sigurisë, më shumë investime në arsim dhe shëndetësi, ose një kombinim i të gjitha këtyre politikave, ndihmon që secila shoqëri të gjejë një përgjigje që punon për karakteristikat unike të saj.

Këto principe të njëjta aplikohen për çështje që shqetësojnë të gjitha shoqëritë që lidhen me pagimin për mbrojtjen sociale. Në fund të fundit, kjo mbetet në dorë të vullnetit politik. Në këtë kohë pasigurie, duhet të veprojmë tani për të përforcuar lidhjet që na bashkojnë.

Burimi: FMN Blog

*Një ekonomi gig është një sistem i tregut të lirë në të cilin pozitat e përkohshme janë të zakonshme dhe organizatat kontraktojnë punëtorë të pavarur për angazhime afatshkurtra. 
“Gig economy” eshte rrjeti i bizneseve të ndërmarrësisë që në qendër të vëmendjes kanë pikërisht idenë se zhvillimi i aplikacioneve, platformave sociale si edhe ‘mobilitetit’ të konsumatorit, e bëjnë të pamundur që ekonomitë lokale të jenë në gjendje t’i rezistojnë tendencave për adaptim dhe fleksibilitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë