Nuk ka mjaftuar deklarata që ministri i Brendshëm i Serbisë dha për masakrën e Reçakut. Pak ditë pasi e mohoi atë, Aleksandar Vulin ka hedhur akuza të tjera në drejtim të Kosovës duke e akuzuar për destabilizim të rajonit.
“Stabiliteti i rajonit pengohet në veçanti nga refuzimi i Prishtinës për t’iu përmbajtur Marrëveshjes së Brukselit dhe formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Vulini.
“Para se të flitet për serbët apo stabilitetin, përfaqësuesit e Prishtinës duhet të shpjegojnë përse s’e kanë zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe se kur duan ta mbajnë fjalën e dhënë dhe të nënshkruar, nëse veçse e kanë një”.
Pas deklaratave kundërshtuese nga Kosova në drejtim të tij, pasi e mohoi masakrën e Reçakut, Vulini ka përsëritur gjuhën dhe qëndrimin e thënë më herët.
Ndaj deklaratës së Vulinit javën e shkuar reaguan edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, dhe Bashkimi Europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




