Ngjarje

Pashkët kthejnë emigrantët në Shqipëri. 8 mijë hyrje në një ditë nga Kapshtica

Nga Gazeta ‘SI’- Në prag të festës së Pashkës në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është shënuar fluks i lartë i lëvizjes së shqiptarëve që kthehen në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare të 24 orëve të fundit në vend kanë hyrë 7.921 persona.

Autoritetet bëjnë me dije se fluksi ka nisur gjatë pasdites së të enjtes, ndërsa pritet që lëvizjet të mbeten të larta edhe gjatë ditës së sotme por janë marrë masa nga të dyja palët për të shtuat numrin e sporteleve në varësi të fluksit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë