Futboll

Pasarelë nderi për Mesin, pritja e shokëve të ekipit pas triumfit në Botëror

Gazeta Si – Një pritje triumfuese për Lionel Mesin në ekip pas kthimit te PSG si kampion bote me Argjentinën. Shokët dhe pjesëtarët e stafit teknik i kanë rezervuar një pasarelë nderi, ndërsa Luis Kampos, një nga drejtuesit e klubit, e ka nderuar mes duartrokitjesh me një trofe me yll.

Shtatë herë fituesi i ‘Topit të Artë” la të hënën qytetin e lindjes, Rosario, dhe u kthye në Francë. Pas festimeve të mëdha për titullin botëror, Mesi përfitoi disa ditë pushimi më shumë me familjen, para se të bashkohej me PSG-në.

Lionel Mesi me trofeun e klubit pas triumfit ne Boteror. Gazeta Si, 4 janar 2023

Kilian Mbape, kundërshtari i tij në finalen e Botërorit, ashtu si dhe marokeni Hakimi, ishin bashkuar me skuadrën në stërvitje që më 21 dhjetor, ndërsa tani po shijojnë pushimet në SHBA.

Nuk është e mundur që Mesi të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen e së premtes në Kupën e Francës ndaj Valensien. Rikthimi i tij në fushë është parashikuar për më 11 janar, në ndeshjen e kampionatit kundër Anxhers.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë