Elbasani është tronditur nga një shpërthim me eksploziv. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:45 në fshatin Katundi i Ri.
Mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë banesa e të shumëkërkuarit Talo Çela.
Po ashtu mësohet se në banesë nuk jetonte askush, ndërsa si pasojë e eksplozivit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Talo Çelës pak muaj më parë i vranë vëllain, Bujar Çelën.
Çela vijon të jetë në arrati. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa po vijon me hetimin dhe zbardhjen e saj.
Policia e Shtetit më 7 korrik të këtij viti ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion për kapjen e 49-vjeçarit, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, si dhe për grabitjen e ndodhur në prill të vitit 2019 në aeroportin e Rinasit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




