Treg

Pas Vlorës, edhe Saranda me Ksamilin ulin çmimet. Skonto deri 50%

Nga Gazeta ‘SI’ – Vala e uljes së çmimeve po shpërndahet shpejt në bregdetin e jugut.

Pas skontove në hotelet e Vlorës dhe Dhërmiut, “ofertat” kanë nisur edhe në Sarandë e Ksamil.

Në faqen e Booking, një pjesë e madhe e hoteleve apo apartamenteve në Sarandë kanë ulur tarifat e tyre me 20-50 euro nata.

Në “Maldivet” e Shqipërisë, ishujt e Ksamilit, uljet shkojnë deri në -50% ku për një natë që dikur paguaje 200 euro, tashmë paguan vetëm 100.

Ishte Vlora e para që nisi këtë lëvizje, si vendi që u shigjetua direkt nga kryeministri i vendit, i cili tha se çmimet aq të larta do të çojnë në “vdekjen” e këtyre bizneseve. Brenda pak orësh tarifat e hoteleve në Vlorë u ulën me 30%.

Operatorët thonë se nuk të frikësuar për bumerangun që paralajmëroi kryeministri duke thënë se vlonjatët “do të bien në gropën e gjoksit të vet”, ulja e çmimeve, tre

Në numër, Shqipëria ka një rritje të turistëve këtë verë, por në cilësi, operatorët turistikë flasin për shtim të turistëve “low-cost” dhe turistëve në moshë të re, që gjurmojnë po ashtu çmimet e ulëta.

Pronarët e hoteleve në jug shprehen se kanë të rezervuara 100% të kapaciteteve për periudhën gusht-shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë