Ka ndodhur

Pas viktimës në Vlorë, një tjetër person gjendet i mbytur në plazhin e Spillesë

Një tjetër i mbytur është gjetur këtë të hënë në brigjet shqiptare.

Policia thotë se 62-vjeçari A. S, u gjet në brigjet e plazhit të Spillesë në Kavajë.

“Më datë 08.02.2021, rreth orës 14:00, në Spille, Kavajë, është gjetur në breg të detit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 62 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa më datë 05.02.2021”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana tjetër, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se 62-vjeçari është mbytur aksidentalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë