Nga Gazeta Si- Policia e Durrësit ka arrestuar L. Xh., operator turistik, për akuzën “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, pas ngjarjes tragjike që ndodhi në det me dy pushues anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar ndërsa partnerja e tij është ende në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi në thellësi të detit, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes së viktimës. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes apo e ndonjë problemi shëndetësor.
Mësohet se L.Xh. u kishte dhënë me qira mjetin lundrues pa veshjen e sigurisë.
Dy të huajt janë me origjinë nga Gana, por me dokumente angleze.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë manovrat në ujë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.