Akoma të dyzuar nga ngjarjet në tregun e titujve të Britanisë, tregtuesit po kthejnë sytë nga Italia, ku një tjetër shthurje fiskale nga një tjetër qeveri e sapozgjedhur, ka rrezik të ndodhë.
Koalicioni i djathtë i Giorgia Melonit do të dërgojë me 15 tetor draftin e buxhetit në Komisionin Europian.
Giorgia Meloni’s incoming right-ëing coalition is due to send its draft budget to the European Commission by Oct. 15. Çdo shenjë se liderët e një prej vendeve më më shumë borxhe të rajonit po kërkojnë të rrisin huamarrjen mund të shqetësojë investitorët, duke shkaktuar një shitje të borxhit të vendit.
Detajet mund të dalin shumë më vonë, por tregtuesit janë buzë humnere që pas zhvillime në Britani. Kryeministrja e re, Liz Truss dhe plani i saj për shpenzime pa limit, shkaktuan një shitje masive të obligacioneve dhe detyruan Bankën e Anglisë të blinte përssëri borxh sovran në mes të një cikli të shtrëngimit monetar.
Luhatjet në Itali, do të kenë ndikim shumë të madh edhe në BQE, që synon të mbajë normat e larta për të luftuar inflacionin. Banka po përballet me thirrje për të vonuar nxjerrjen e bilanceve të saj. Kjo do të ishte ndihmë e madhe për obligacionet, por lëkundje e fortë për tregtuesit që preken nga ndryshimet në normat fiskale dhe monetare.
Agjencia e Moody’s lajmëroi se Italia ka pak vend për manovra nëse dëshiron që të mbajë borxhin e saj të qëndrueshëm. Zyrtari i BQE-së, Fabio Panetta që ka një dorë të qëndrueshme, thuhet se do të bëhet ministër financash dhe kjo e baltos më tepër parashikimin.
Pasiguria se si qeveria italiane do të financojë çdo shpenzim të ri do të ushtrojë presion mbi obligacionet e vendit në krahasim me ato të Gjermanisë, tha Garvey. Diferenca e yield-it për letrat me vlerë 10-vjeçare ishte në 250 pikë bazë të premten, niveli më i gjerë i këtij viti./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



