Vendin e Hashim Thaçit në bankën e të akuzuarve për krime lufte në Hagë do ta zërë sot Kadri Veseli, aleati politik i tij dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ditën e sotme në orën 15:00 do të zhvillohet seanca e parë në Gjykatën e Hagës ndaj Veselit, e cila ka të ngjarë t’u paraprijë një sërë të tjerave.
Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.
Ndërsa, ditën e nesërme, në orën 11:00, do të mbahet paraqitja e parë e Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Një ditë më parë në këtë gjykatë u paraqitën, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ish-krerët e UÇK-së mohuan të gjitha akuzat dhe deklaruan se janë të pafajshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




