Gazeta Si- Pas kërcënimeve me teste raketore, tani vjen “lufta e pistë”. Koreja e Veriut ka dërguar më shumë se 150 tullumbace të mbushura me mbeturina përtej kufirit ndër-korean, si pjesë e “premtimit” të saj për “aksionin” kundër fletëpalosjeve kundër Phenianit të hedhura periodikisht nga aktivistët jugorë në territorin e shtetit.
Të martën në mbrëmje, balonat kaluan kufirin për të rënë në vende të ndryshme në vend, derisa arritën në provincën e Gyeongsang-ut të Jugut, duke shpërndarë mbeturinat ndërsa binin mes shisheve plastike, baterive, copave të këpucëve dhe madje edhe plehut organik, njoftoi ushtria e Seulit.
“Këto akte të Koresë së Veriut shkelin qartë ligjin ndërkombëtar dhe kërcënojnë seriozisht sigurinë e popullit tonë. Ne paralajmërojmë me forcë Veriun që të ndalojë menjëherë akte të tilla çnjerëzore dhe vulgare”, komentoi Shefi i Shtabit.
Autoritetet lokale paralajmëruan qytetarët për lëshimin e balonave nga Koreja e Veriut. “Objekte të dyshimta që supozohet të jenë fletëpalosje të Koresë së Veriut janë identifikuar në zonat e vijës së parë”, thuhej në alarm. Publiku këshillohet të përmbahet nga aktivitetet në natyrë dhe të raportojë çdo objekt të paidentifikuar te ushtria ose policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




