Ka ndodhur

Pas sulmeve të hakerave nga Irani, zgjerohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike

Gazeta Si – Pas sulmeve kibernetike në vend, Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike ofron 7 vende  të lira pune për specialistë.

Sipas njoftimit pët shtyp, përveç pagës konkurruese, ata do të trajtohen edhe me një bonus të veçantë mbi pagë që varion nga 400 deri në 1 milionë shtesë.

Gjithashtu do të kenë mundësi kualifikimi në qendrat e ekselencës së NATO-s dhe akses në programet e Masterit për Siguri Kibernetike në Akademinë e FA etj.

Njoftimi thotë se aplikimet do të mbyllen më 18 tetor 2022!

Siguria kibernetike në Shqipëri është në qendër të vëmendjes, teksa muajt e fundit është cenuar vazhdimisht, për shkak të sulmeve të fundit.

Hakerat iranianë, kanë goditur faqen qeveritare dhe sistemet e Policisë së Shtetit, duke ekspozuar të dhëna senstitive, disa prej të cilave të cilësuara sekret shtetëror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë