Nga Gazeta Si – Kuqezinjtë nga Tetova e kishin siguruar më herët pjesëmarrjen në fazën e Ligës në ‘Conference League’ por në “Huvepharma Arena” të Razgradit provuan të shkonin në “Europa League”.
Për këtë e mbyllën kohën e rregullt 2-1 (Kurtulus 9’ dhe Chochev 24’ për vendasit, Tamba 64’ për miqtë). Mirëpo në kohën shtesë Tekpetey 98’ dhe Bille 122’ shuan shpresat tetovare për pjesëmarrjen në kompeticionin e dytë evropian për klube.
Ndaj Shkëndija do të mësojë të premten kundërshtarët në fazën e Ligës së “Conference League”. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe Drita që për të dytën herë eleminoi Differdange.
Fillimisht këtë e bëri në raundin e parë kualifikues të “Champions League”. Ndërsa të enjten në mbrëmjë përsëriti të njëjtin sukses pas shifrave të përgjithshme 3-1.
Për këtë mendoi Krasniqi që në 61’ shënoi nga pika e bardhë. Ndërsa vendasit mbetën me në inferioritet që nga 3’ kur Buch u ndëshkua me karton të kuq.
Pas Ballkanit (nën drejtimin e Ilir Dajës), Drita u bë skuadra e dytë dardane që do të luajë në fazën e grupeve/ Ligës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



