Ka ndodhur

Pas rreth 4 muajsh, largohet nga drejtimi i Kadastrës në Durrës Xheni Agolli

Gazeta Si – Pas rreth më pak se 4 muajsh në detyrë, është larguar nga drejtimi i ASHK-së Durrës Xheni Agolli, e cila u emërua në këtë post në fund të vitit të kaluar.

Agolli u emërua në 12 dhjetor 2022, pas dorëheqjes së parevokueshme të numrit 2 të ASHK-së nga pozicioni i drejtueses së komanduar në drejtorinë e Durrësit. Kadastra e Durrësit konsiderohet një nga agjencitë më të ngarkuara dhe problematike  në vend.

Mbingarkesa  dhe fluksi i madh i punës në Kadastrën e Durrësit përgjatë një viti ishin arsyet e dorëheqjes së Xhajës.

Burime nga Kadastra e Durrësit bëjnë me dije se Agolli u hoq nga posti që mbajti për rreth më pak se 4 muaj, pasi nuk mundi të reagonte në shërbim të qytetarëve, kërkesave dhe ankesave të shumta të tyre të cilat nuk mundën të marrin përgjigje brenda afateve të përcaktuara ligjore, duke shtuar ankesat në AKSH për Kadastrën e Durrësit.

Në vitet e fundit, drejtuesit e këtij dikasteri të rëndësishëm, janë shkarkuar apo kanë dhënë dorëheqje nga detyra për arsye të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë