Ngjarje

Pas reshjeve të shiut dhe përmbytjeve, në disa qarqe nis dëbora

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve, vendi është përfshirë edhe nga reshje bore.

Reshje dëbore ka pasur në Bajram Curri-Valbonë, Qafë Morinë, Bulqizë, Peshkopi, Kukës, Pukë dhe Theth.

Probleme të shumta janë shënuar në Rrugën e Arbrit ku që prej orës 07:30, si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën e Tunelit të Murrizit, disa automjete kanë rrëshqitur duke dalë nga rruga.

Situata ka qenë problematike si në krahun e Tiranës, ashtu edhe në krahun e Klosit, ku rruga ka qenë e bllokuar për më shumë se një orë.

Reshje bore ka edhe në Llogara, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë