Gjatë korrikut 2021 në Shqipëri kanë udhëtuar 127.790 pasagjerë nga linja detare, duke e rritur preferencën për këtë lëvizje me 2.4 herë nga korriku 2020.
Udhëtimi nga deti raportohej në rënie që nga viti 2018 deri me 2020-n dhe shënoi rritje gjatë gjithë 7 mujorit të parë të 2021-shit. Gjithsesi, pjesa më e madhe e transportit civil vazhdon t’i përkasë lëvizjes nga ajri, 75.9% e të gjithë transportit. Për korrikun e këtij viti, me linjë ajrore udhëtuan 422.483 pasagjerë, me rritje 2.8 herë.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara, në muajin Korrik 2021 është 466.3 mijë ton, nga të cilat 465 mijë ton janë ngarkuar vetëm në porte, duke ngelur si gjithmonë rruga më eficente për mallra.
Deti vazhdon të jetë dhe mënyra më e preferuar për transportin e eksport-importeve, duke transportuar 47.9% të tyre gjatë korrikut 2021, me vlerën totale të 103.7 mld lekëve.
Në Korrik 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54.1%, me rrugë 39.4% dhe me ajër 1.4%. Mallrat e eksportuara me rrugë në Korrik 2021 janë rritur me 21. %, krahasuar me Korrik 2020.
Në Korrik 2021 mallrat e importuara me det zënë 45.1%, me rrugë 44.1% dhe me ajër 8.2%. Mallrat e importuara me rrugë në Korrik 2021 janë rritur me 16.5%, krahasuar me Korrik 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.






