Treg

Pas rënies së Lirës, turqit rendin pas Bitcoin. Tani edhe çajtoret pranojnë kriptomonedhë

Lira turke pësoi rënie drastike pas shkarkimit nga puna të guvernatorit të Bankës së Turqisë Naci Agbal, si vendim i Presidentit turk Recep Erdogan. Banka ka në krye guvernatorin e katërt në më pak se 2 vite. Vlera e Lirës është përgjysmuar që nga kriza ekonomike në vitin 2018.

Inflacioni në Turqi arriti kulmin e 6 muajve të fundit në mars, ku arriti në 16.19%, shumë më lart se 5% i synuar. Ndërkohë, papunësia mbetetet në nivele të larta prej 12.2%.

Një strehim për investitorët turq duket të jetë kriptovaluta, ku ata po gjejnë strehë ndaj inflacionit të lartë.

Analizat nga Reuters tregojnë se nga fillimi i shkurtit deri më 24 mars 2021, turqit investuan 218 miliardë Lira (19 miliardë paund) në kriptovalutë, nga 7 miliardë Lira që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tashmë në shtetin turk, ekziston një çajtore që pranon pagesat me Bitcoin. Çajtorja “Drita e Kuqe” në qytetin Çorum të Turqisë, është me një këmbë në të shkuarën dhe një në të ardhme. Një ambjent me grafika otomane të vjetra që pranon monedhat digjitale.  

Burimi: The Guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë