Pas rebelimit që tronditi jo vetëm Rusinë, grupi i mercenarëve Wagner nuk do të luftojë më në Ukrainë. Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës, Andrey Kartapolov tha se themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin nuk dëshiron të nënshkruajë kontratën me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse. Dhe për këtë arsye grupi i tij nuk do të luftojë më në Ukrainë.
Shkak dukshëm është kryengritja e së shtunës dhe ishte mosmarrëveshja e Prigozhinit me një kërkesë nga Ministria e Mbrojtjes që grupi i tij mercenar të nënshkruante kontrata.
“Siç e dini, disa ditë para përpjekjes për kryengritje, Ministria e Mbrojtjes tha se të gjitha formacionet që kryejnë detyra luftarake duhet të nënshkruajnë kontrata me të [Ministrinë e Mbrojtjes]”, deklaroi Kartapolov,-të gjithë filluan ta zbatojnë këtë vendim… të gjithë përveç Prigozhinit”.
Atij iu tha se Wagner nuk do të merrte më pjesë në operacionin special ushtarak dhe nuk do të kishte fonde apo furnizime”.
Javën e kaluar grupi privat i mercenarëve, Wagner, u rebelua dhe fillimisht u tha se nisi një marshim të trupave të tij drejt Moskës.
Prigozhini tha se qëllimi i marshimit të trupave të tij drejt Moskës ishte për të shpëtuar kompaninë e tij dhe jo një përpjekje për të rrëzuar Qeverinë ruse.
Tërheqja ndodhi pas ndërhyrjes së presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.
Sipas Kremlinit, Prigozhin ka gjetur strehim në Bjellorusinë fqinje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



