Politike

Pas përlasjes me grupin Berisha-Bardhi, deputetët e PS miratojnë buxhetin online,  ia shtrojnë me bakllava. Braçe: Berisha nuk na bllokon dot

Pas Konferencës së Kryetarëve, opozita bllokoi edhe komisionin e Ekonomisë këtë të mërkurë, ku do të raportonte  Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete për pr.buxhetin 2024 dhe paketën fiskale..

Përplasja me kolegët nga grupi Berisha-Bardhi, bëri që maxhoranca të marrë vendimin për zhvillimin e mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë “online”, e para kësaj kohe ata janë ulur në lokal, ku kanë porositur një tepsi me bakllava.

Këtë detaj e zbuloi deputeti Erion Braçe, sipas të cilit, bakllavaja është e bërë me produkte 100% shqiptare

“Ne, gati për mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë; buxheti i shtetit për vitin 2024, paketa fiskale për vitin 2024! Rrogat, pensionet, taksat-përfshi TVSH, për mëshqerrat shtatzëna e jo vetëm, bletët dhe insektet e mira, për produkte biologjike, për supermarketet e gjithë Evropës!

Vo: Bakllavaja e bërë me grurin e ri, miellin prej tij, bërë në Myzeqe,” – shkruan Braçe krahas videos së publikuar.

Ministri Mete duke raportuar online per komisionin e Ekonomise

Ndërkohë me pas ministri Mete ka raportuar nga zyra në një komunikim online ku dukeshin të pranishëm vetëm deputetët e PS

Pas mbedhjes, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe komentoi në Facebook:

“Sapo mbaruam mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe Financave ishte prezantimi i projektbuxhetit edhe paketës fiskale. Sali Berisha nuk na bllokon dot…Jam shumë i kënaqur t’i njoftoj të gjithë blegtorët se propozimi juaj për përjashtimin nga TVSH të mëshqerrave të racës mbarëse realizohet këtë vit me paketën fiskale. TVSH për të do jetë zero. Një propozim i dytë për të çliruar bletët për plajmim në sera. Fermerëve që merren me sera, u them larg hormoneve, bleta e bën shumë mirë këtë punë. Këto janë gjëra në paketën fiskale të dedikuara bujqësisë, vijojmë për më shumë se kaq”- shprehet Braçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë