Gazeta Si – Pas Mbape, ndalet edhe Mesi. Argjentinasi pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit me Olimpikun e Marsejës në Kupën e Francës, duke ngritur alarmin para Championsit. ‘Pleshti’ rrezikon ndeshjen e parë me Bajernin.
Një tjetër goditje e fortë për PSG-në. Në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve ndaj Bajernit, që luhet të martën e ardhshme në Paris, duhet të bëjë pa Kilian Mbape dhe me shumë mundësi edhe pa Lionel Mesin.

Kapiteni i Argjentinës kampione bote u dëmtua gjatë ndeshjes me Olimpikun e Marsejës në Kupën e Francës, ku PSG u eliminua. Ai ka ndjerë një shqetësim muskulor në kofshë, sipas asaj që bën me dije stafi mjekësor i PSG-së.
Mesi, 35 vjeç, do të humbasë ndeshjen e kampionatit ndaj Monakosë, që luhet të shtunën. Por rreziku është i madh edhe për sfidën me bavarezët, që është shumë e rëndësishme për skuadrën parisiene.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




