Nga Gazeta Si- Pa u sqaruar plotësisht kthimi i ngarkesave me mandarina që kishin përmbajtje të lartë pesticidesh dhe alarmi për filetot e pulës që kanë salmonelë, një tjetër njoftim është dhënë nga sistem i alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF).
Në Kroaci është kapur një ngarkesë me speca nga Shqipëria me përmbajtje të lartë pesticidesh, të klasifikuara me rrezik të lartë për konsumatorin.

Edhe pse ky ndalim është publikuar që me datë 12 mars, nga Ministria e Bujqësisë nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur me ngarkesën.
Një situatë e ngjashme ndodhi edhe me mandarinat e rrezikshme, por në atë rast edhe pse vonë, ministria reagoi, duke thënë se mandarinat janë asgjësuar. Kjo më pas rezultoi të ishte jo e vërtetë pasi sipas hetimit të prokurorisë, një pjesë e ngarkesave (21 ton) kishin dalë në treg dhe rrjedhimisht ishin konsumuar nga qytetarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.