Pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë, Shqipëria do të presë Bullgarinë të martën në një miqësore në stadiumin ‘Air Albania’. Lista e Kombëtares ka pësuar ndryshime për këtë takim, teksa pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A Marvin Çunin.
Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në kampionatin Italian do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares shqiptare.
Marvin Çuni ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola, ndërsa tani do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A.
Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë që do të luhet të martën në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00.
Trajneri Silvinjo nuk do të ketë në dispozicion në këtë takim Mirlind Dakun i cili ka lënë grumbullimin për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi gjatë ndeshjes me Çekinë dhe mesfushorin Keidi Bare, pas kërkesës zyrtare nga klubi i Espanjolit për ta lënë të lirë për shkak të ndeshjes të rëndësishme që klubi spanjoll do të zhvillojë këtë fundjavë në kampionat. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.