Biznes

Pas kolapsit spektakolar të një titani privat të kapitalit

Bloomberg-Arif Naqvi udhëhoqi rritjen e Dubait për të ndërtuar Grupin Abraaj me një model biznesi të pazakontë. A ishte ajo ‘një shtëpi letrash’?

Pak ditë përpara përballjes me titanët e biznesit global në Davos, në janar 2018, Arif Naqvi vendosi të kënaqte një rreth shokësh, manjatë të Gjirit arab, në një përpjekje të fundit për të shpëtuar firmën e tij të kapitalit privat në Dubai .

Arif Naqvi

Por gjërat tashmë kishin dalë jashtë kontrollit. I dyshuar nën akuzën se Abraaj kishte keqmenaxhuar paratë e investitorëve, ylli financiar i Dubait shumë shpejt nuk mund të paguante detyrimet.

Pasi 58 vjeçari Naqvi, dorëzoi kontrollin e Abraajt në qershor, u zbulua se për vite me radhë, të ardhurat e tij kryesore nuk mbulonin kostot operative. Abraaj mori hua për të mbushur boshllëqet e grupit të biznesit dhe tashmë i detyrohet kreditorëve mbi 1 miliard dollarë. Pasi huadhënësit i fikën rubinetat, firma  ra duke lënë pas humbje të mëdha, padi dhe reputacion të shkatërruar.

Mbështetja e Abraajt në nivele të shumëfishta fuqie krijoi një model biznesi "shumë të paqëndrueshëm", që është e pazakontë për industrinë e kapitalit privat, kanë thënë likuiduesit e emëruar nga gjykata që po e çmontojnë firmën.

Pas analizimit të dokumenteve që arritën të siguronin - pasi disa u zhdukën - hetuesit në PricewaterhouseCoopers thanë se përdorimi i huave për mbulimin e shpenzimeve operative të Abraajt e la atë "të ndjeshëm ndaj luhatshmërisë dhe krizave potenciale të likuiditetit". Tani ata po shesin asetet e Abraajt për të paguar kreditorët dhe njëkohësisht po hetojnë akuzat për "keqmenaxhim, dhe shpërdorimin e pasurisë".

Çfarë po ndodh…

Pasuritë e Abraaj për shitje përfshijnë aksionet në 12 fonde dhe fonde në një ndërmarrje pakistaneze dhe një biznes në rënie.

Naqvi nuk pranoi të komentojë, ndërsa firma mbrojti veten. Sipas një deklarate me e-mail nga Abraaj, huamarrja ishte një domosdoshmëri, sepse shumica e klientëve të saj, veçanërisht në fillim, ishin biznese familjare që nuk ishin gjithmonë në kohë për të bërë pagesa,.

"Në retrospektivë, ritmi i rritjes duhet të ishte më i matur," thuhej në deklarata. "Zyra nuk po mbante ritmin në drejtim të sofistikimit apo praktikës më të mirë." Operacionet e back-office përfshijnë gjëra si mirëmbajtja rekord dhe kontabiliteti.

Shpërthimi spektakolar i Abraajt ka shkaktuar një goditje të rëndë ndaj reputacionit të Dubait si një qendër globale financiare. Ai tronditi besimin e investitorëve si  Bill Gates, International Finance Corp dhe agjencive qeveritare të SHBA-ve  dhe Britanisë së Madhe. Nuk ka paguar 10 kredi në banka të ndryshme dhe u padit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi.

Kreditorët më të mëdhenj të Abraaj

Kronologjia e kolapsit, frut i bisedave prej një duzine njerëzish me njohuri të drejtpërdrejta rreth kompanisë, tregon se sa shpejt gjërat u shpërbënë për Naqvi, sipërmarrësin e butë pakistanez që e ndërtoi Abraajn nga zero në 16 vitet e fundit për ta parë duke u shkrirë vetëm në 10 muaj.

Një stendë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Naqvi kishte hartuar imazhin e Abraajt si fytyrën e kapitalit privat të Lindjes së Mesme. Duke filluar me një kapital prej 3 milion dollar dhe 60 milion dollarë të aseteve nën menaxhim në vitin 2002, ajo u rrit me hapa të mëdhenj. Në një moment ai arriti pothuajse 14 miliard dollarë të aseteve për investitorët si Fondacioni Bill & Melinda Gates dhe fondi i pensionit për mësuesit në shtetin e Teksasit.

Abraaj mbikëqyri fondet nga 18 zyra në tregjet në zhvillim që përfshinë Amerikën Latine, Afrikën dhe Azinë - një rrjet që disa investitorë amerikanë janë përpjekur ta blejnë me çmime tejet të larta.

Ish-punonjësit thanë që Naqvi bëri gjithçka që ai mund ta portretizonte Abraajn si një Qendër të Madhe. Ai pagoi stafin me rroga të mëdha, vuri në dispozicion buxhete bujare për të udhëtuar dhe mori me qira një jet privat të korporatave. Ai sponsorizoi ngjarjet si Javën Abraaj, një konferencë vjetore biznesi që zhvillonte darka gala në hotelin luksoz Dubai të Armanit në kullën më të lartë në botë, Burj Khalifa. Një koleksionist i zjarrtë arti, Abraaj madje financoi një çmim të lakmuar vjetor të artit që i dha fituesit një grant prej 100,000 dollarë.

Por themeli i firmës ishte i paqëndrueshëm: tarifat e fituara nga menaxhimi i investimeve midis 2014 dhe 2017 në disa pika mezi mbulonin gjysmën e kostove, sipas të dhënave të bëra publike në raportin e likuidatorëve.

Ndërsa është e vërtetë se firmat private të kapitalit në botë lulëzojnë duke huazuar para për të financuar blerjet, ata zakonisht nuk përdorin borxhin për të paguar shpenzimet bazë, sipas Ludovic Phalippou, profesor i asociuar i financave në Said Business School të Oxford University.

"Është e pazakontë që një firmë private të financojë operacione me një hua", tha Phalippou, autor i Private Equity Laid Bare.

Dështimi spektakolar i Abraajt i ka dhënë një goditje të rëndë reputacionit të Dubait si një qendër globale financiare.

‘Shtëpia e letrave’ të Naqvi filloi të binte shtatorin e kaluar kur investitorët e fondit të kujdesit shëndetësor prej 1 miliard dollarë i ngritur në 2016-duke përfshirë Fondacionin Gates-pyetën për atë që çfarë po ndodhte me paratë e tyre.

Gjatë monitorimit të investimeve, atyre iu lindën dyshime rreth të ardhurave dhe donin të dinin pse në bazë të  një klauzole në fond e cila parashikon që çdo para shtesë do t'u kthehej atyre, tha dikush që donte të ruante anonimatin. Ndërsa një zëdhënës për bamirësinë në Seattle nuk pranoi të komentojë.

Abraaj që prej më shumë se një viti, nisi të tërheqë dhjetëra milionë dollarë nga -Fondi Abraaj Private Equity IV - për të mbështetur financat e veta, janë shprehur tre persona. Ata gjithahstu shtuan se deri në muajt e parë të vitit 2017, po lëviznin para nga fondi i kujdesit shëndetësor. Sipas tyre, Abraaj mandej depozitoi paratë e huazuara në llogaritë e të dy fondeve vetëm para se audituesit, përpiluan pasqyrat pasuese tremujore të fitimeve.

Më herët këtë vit, Abraaj punësoi zyrën lokale të auditit për të verifikuar transaksionet e bëra nga fondi shëndetësor dhe tha se audititi nuk gjeti asnjë keqpërdorim të parave. Zyra e auditit Ndërkombëtar tha se po heton tani pasqyrat e vitit 2018 me këshilltarët e tij ligjorë, Linklaters. Ajo tha se Zyra lokale e auditit  nuk ishte angazhuar për të bërë një auditim zyrtar ose për të verifikuar se si ishin përdorur fondet.

Kriza e likuiditetit vetëm sa u përkeqësua. Abraaj kishte planifikuar të shiste aksione në ndërmarrjen K-Electric të Pakistanit në Shanghai Electric në mars 2017, nga të cilat do të kishte fituar disa qindra milionë dollarë, por transaksioni ishte vonuar për shkak të pengesave rregullatore.

Deri në vjeshtë, Abraaj po përpiqej të siguronte investitorët e fondit shëndetësor se gjithçka ishte në rregull. Por në nëntor, katër prej tyre e akuzuan atë për tërheqjen e parave pa pëlqimin e tyre. Ata punësuan kontabilistë për të shqyrtuar se çfarë ndodhi. Fondet e papërdorura u kthyen më vonë, të cilat vetëm thelluan krizën e likuiditetit.

Me rritjen e presionit, rrethi i brendshëm i Naqvi filloi të zbulohej. Sipas disa zërave, në dy muajt e fundit të vitit 2017, drejtuesit kryesorë u larguan, ndër ta Mustafa Abdel Wadood, të cilët dhanë dorëheqjen, por ranë në kompromis që të mos largoheshin menjëherë.

Po sipas disa zërave, Naqvi nuk ishte gati të hiqte dorë. Para se të shkonte në Davos, ku ai u ul në një panel me Bill Gates, ai u përpoq të bindte disa anëtarë të elitës së biznesit të Gjirit për t'i dhënë Abraajt dhjetëra miliona dollarë përmes kredive afatshkurtra.

Njëri ishte biznesmeni i Sharjahut, Hamid Jafar, i cili ofroi një kredi afatshkurtër prej 300 milionë dollarë, duke përfshirë 100 milionë dollarë për vetë Naqvi. Një padi është ngritur kundër Naqvi dhe një nga drejtorët e saj, duke pretenduar se kontrollet personale që kishin lëshuar si kolateral për huanë u rikthyen. Në U.A.E., një federatë prej shtatë sheikësh që përfshin Sharjahun, citon se ky, kjo është një vepër penale që mund të të futë në burg. Një zëdhënës i familjes nuk pranoi të komentojë.

Referuar disa zërave, Naqvi gjithashtu mori rreth 75 milionë dollarë nga Air Arabia, një linjë ajrore që ende e liston atë si një nga anëtarët e bordit të saj në faqen e vet të internetit. Deri disa muaj më parë, Abraaj zotëronte aksione në Air Arabia, të cilat i ka lënë si kolateral në banka. Ato shitën aksionet kur Abraaj dështoi.

Krerë  të tjerë kompanishë refuzuan ti huazojnë para Naqvit, janë shprehur disa presona. Njëri ishte kryetari i Damac Properties, Hussain Sajwani, miliarderi që e bashkoi me Donald Trump në projektet e Dubait, thanë ata. Niall McLoughlin, zëvendës-president i lartë i Damac për marketing dhe komunikime korporative, tha se lajmi që Sajëani u ofrua për hua "nuk është i vërtetë".

Pasi Naqvi cedoi kontrollin e biznesit të menaxhimit të fondit në shkurt, gjërat u përkeqësuan shpejt. Deri në pranverë, më shumë drejtues u larguan dhe vijuan shkurtimet e vendeve të punës. Megjithatë, edhe në muajin maj, Abraaj po përpiqej të siguronte kreditorët që do të paguheshin.

Vetëm pak javë më vonë, një debitor, një fond pensionesh kuvajtian me 200 milionë dollarë, vulosi fatin e tij duke refuzuar të binte dakord për të shtyrë pagesat e borxheve.

Naqvi kapitulloi jo shumë vonë pas kësaj ngjarjeje. Raporti i likuidatorëve vlerësoi pasuritë e njohura të Abraajt me 1.1 miliardë dollarë, duke përfshirë aksionet në 12 fonde investimesh.

Sipas pasqyrave financiare të shpalosura në raport, deri në mars, kjo është një vlerë e plotë prej 1.4 miliardë dollarësh, më pak se pasuritë e përgjithshme të Abraajt,. Likuiduesit sugjeruan se pozicioni i aftësisë paguese të Abraajt kishte "rënë ndjeshëm" ose ishte "ekzagjeruar".

Disa ish-punonjës thanë se shpejtësia e rënies nuk ishte e papritur ata. Ata e përshkruan Naqvi si "agresiv" dhe "konkurrues" dhe tha se ai vrau Abraajn; asgjë nuk mund të ndodhte pa miratimin e tij.

Abraaj e kundërshtoi idenë se Naqvi kishte ndikim në kolapsin e grupit. Në deklaratën e saj, kompania tha se ajo "gjithmonë ka qenë e drejtuar si partneritet" dhe se "dialogu dhe angazhimi gjithmonë është inkurajuar, si brenda ashtu edhe jashtë."

PwC tha se pasqyrat kryesore financiare ishin zhdukur ose  nuk ekzistonin. Në veçanti, kompania prodhonte vetëm financat e konsoliduara, jo ato të ndara për kompanitë e menaxhimit të pasurisë dhe mbajtjes, duke e bërë të vështirë të analizohej se si lëviznin paratë mes këtyre dy kompanive.

Ndërsa Autoriteti i Shërbimeve Financiare të Dubait nuk ka thënë se çfarë hetimesh - nëse ka ndonjë - po kryen.Problemet ligjore të Abraajt kanë filluar tashmë. Firma është paditur nga një themelues i prodhuesit turk të qumështit që e ka blerë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vitin 2014. Abraaj nuk i është përgjigjur këtyre akuzave. *Përktheu: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë