Gazeta Si – Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha është thirrur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme për t’u pyetur rreth financimit të Kuvendit të Rithemelimit të PD që u mbajt në dhjetor të vitit 2021 në stadiumin “Air Albania”.
Një ditë më parë, u paraqit në SPAK, Belind Këlliçi, i cili qëndroi për rreth 2 orë dhe mësohet se u pyet lidhur me një kallëzim të dorëzuar asokohe nga Gazment Bardhi për falsifikim firmash në Kuvendin që kishte synim rrëzimin e Bashës nga kreu i partisë.
Kuvendi i Rithemelimit u zhvillua në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në atë kohë demokratët ishin në konflikt për vulën dhe logon e PD, pasi kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



