Ngjarje

Pas kartave të identitetit, hakerat iranianë nxjerrin edhe pasaportat e shqiptarëve

Nga Gazeta 'SI' - Një ditë pas publikimit të kartave të identitetit, hakerat iranianë kanë nxjerrë dhe të dhënat e pasaportave të qytetarëve shqiptarë.

Në një dokument prej 1.366 faqesh janë të dhënat e pasaportës së 162 mijë shqiptarëve.

“Homeland Justice”, grupi famëkeq i hakerave nga iraniani ka rinisur përsëri sulmet ndaj Shqipërisë. I fundit ishte ai i pak muajve më parë, kur u prekën të dhënat e INSTAT. Sipas Homeland, u dëmtuan dhe të dhënat e Censusit, por INSTAT e mohoi këtë.

Sulmi i i parë kibernetik i iranianëve në Shqipëri ishte ai vitit 2021 kur u publikuan lista të punonjësve të SHISH, komunikimet me e-mail të zyrtarëve dhe u paralizuan shërbimet publike të e-albania. Muaj më vonë, u përfol për një sulm kibernetik drejt bankave tregtare në vend, por zyrtarisht nuk u pranua.

Irani e cilëson Shqipërinë si vend armik që po strehon "terroristë", referuar kampit të MEK. Që prej 2022-shit, Shqipëria ka ngrirë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë