Futboll

Pas humbjes futbollistët e Kosovës festuan në klube nate, përjashtohen nga ekipi!

Arijanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë futbollistët e përjashtuar nga grumbullimi i përfaqësuese së Kosovës.


Nga burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë bërë me dije se arsyeja e përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arjanet Muriq, Florent Muslijës nga kombëtarja është qëndrimi i vonë në klube të natës. Sipas burimeve, kjo nuk ishte hera e parë që ata veprojnë kështu.


Më herët gjatë ditës, FFK-ja, me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda tre futbollistët i përjashtoi nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë që tashmë skuadra përfaqësuese e Dardanëve ka mbërritur në Qipro ku do të zhvillojë mbërmjen e së hënës ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, pas humbjes që pësuan pak ditë më pare në Prishtinë me Rumaninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë