Pas një fundjave me miq, alkool dhe ushqim jo të ekuilibruar, është koha t’i rikthehesh javës dhe për ta bërë këtë me energji duhet “punë” me konsumimin e disa produkteve që “të sjellin në vete”.
Pirja dhe tepria me alkoolin sjell shumë shqetësime. Duke filluar nga më të lehtat, si humbje e vetëdijes, përqendrimit, dëshirës për gjumë e të tjera, e deri tek humbja totale e kontrollit, dëmtim të organeve e deri toksikim të fuqishëm i cili çon në një kërkesë për ndihmë spitalore.
Nutricionistja Hyrida Basha tregon për Gazetasi.al se pas konsumit te alkoolit, alkooli etilik absorbohet nga organizmi, me një shpejtësi marramendëse, shpejtësi kjo që influencohet nga faktorë si sasia e pijes, gradacioni i alkoolit, sasia e ushqimit në stomak, etj. Sapo absorbohet, etanoli metabolizohet kryesisht në mëlçi gati në 90%-98% të sasisë së marrë. Ndërkohë pjesa tjetër eleminohet nëpërmjet mushkërive, veshkave dhe lëkurës. Alkooli ka efekt toksik mbi hepatocitet dhe kjo do të thotë “vdekje” e këtyre qelizave të mëlçisë.

“Duhet kuptuar diçka, konsum të tepruar të alkoolit nuk quajmë dehjen, por edhe shpeshtësia e konsumit, mjafton të konsumohet shpesh nga rreth 30- 40 gram alkool në ditë (pra dy gota verë në vakt), për të qënë të rrezikuar që më kalimin e kohës të zhvillojmë hepatit kronik apo ceroze hepatike alkoolike”, tregon Basha.
Megjithatë ajo thotë se ka disa ushqime të cilat e ndihmojnë këtë situatë.
1- Para se të flini pas pijes, konsumoni kastravec, ai është i pasur me elektrolite dhe antioksidantë.
2- Ujë kokosi është gjithashtu ide shumë e mirë, nëse keni pirë dhe keni pasoja si vjellje, apo diarre. Elektrolitet si kaliumi, janë një aleat shumë i mirë i balancës së fluideve.
3- Mjalti: fruktoza që mjalti përmban, është një mënyre e mirë për largimin dhe eleminimin e shpejtë të alkoolit nga organizmi.
4- Veza: pas një nate me alkool, stomaku, sigurisht dëmtohet. Ndaj konsumi i vezës është një ide shumë e mirë pasi përmban sasi të lartë të një aminoacidi të quajtur L-cysteine, i cili ka aftësi të copëtojë acetaldehide, një produkt toksik i prodhuar nga alkooli.
5- Banania: E pasur me shumë kalium dhe vitamin B6, ajo përgjysmon simptomat e alkoolit në pak kohë.
6- Xhinxher, i pasur me shumë antioskidantë ndalojnë dhe pengojnë të vjellat, ndërkohë që ka shumë antioksidantë.
Pasi janë konsumuar produktet që duhet, ka disa produkte që nuk duhet të konsumohen:
1- Një tjetër pije alkoolike për të larguar simptomat. Është këshilla më e gabuar që do merrnit nga dikush.
2- Kafe. Alkooli krijon refluks gastrointestinal dhe mund të ndihmohet nga pije të tilla si kafe, produkte acidike, pikante etj.
3- Pije të gazuara. Karbonati, ndihmon përthithjen e alkoolit, ndaj ky konsum është i gabuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



