Futboll

Pas Granit Xhakës, Milan kërkon dhe Jasharin

Mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën dhe Bayer Leverkusen ka rënë dakort për transferimin te Milan dhe Igli Tare është parpara 48 orëve decisive për të bindur financiarisht gjermanët që ta lënë organizatorin e tyre të lirë. Milan e shikon Xhakën si një figurë kryesore për rindërtimin e mesfushës në partneritet me Luka Modric nën drejtimin e Massimiliano Allegri-t. Prej vitesh merkato e Milan ëstë orientuar rreth futbollistëve deri në 25 vjeç. Por me ardhjen e Igli Tare-s dhe në kushtet kur skuadra nuk merr pjesë në Evropë dhe financiarisht është larg konkurentëve me diferencë, ndryshoi edhe strategjia e përforcimeve. Pas sigurimit të Luka Modric që do të prezantohet në përfundim të aventurës së Real Madrid në Botërorin e klubeve, Tare bëri figurë qëndrore të listës së përforcimeve 32 vjeçarin e ish kampionëve në Bundesliga.

Ardon Jashari me fanellën e Club Brugge

Granit Xhaka, aktualisht ka një kontratë deri në vitin 2028 te Leverkusen që nuk pritet të jetë shqetësim në bisedime. Milan shpreson ta mbyllë transferimin për rreth 10 milionë euro ndërsa në tratativë mund të përfshihet edhe mbrojtësi kuqezi Malick Thiaw që Milan e vlerëson rreth 25 milionë euro. Mirëpo Xhaka mund të mos jetë shqiptari i vetëm në Milanello. Ardon Jashari nga Club Brugge në Belgjikë është emir tjetër në listën “Tare-Allegri” për ciklin e ri kuqezi. Mesfushori shqiptar i lindur në Zvicër zhvilloi 35 ndeshje në sezonin e sapo mbyllur dhe u shpall “Lojtari më i Mirë”. Club Brugge kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij dhe marrëdhëniet mes klubeve janë pozitive prej transferimit të Charles De Ketelaere, tre vite më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë