Nga Gazeta ‘Si’-Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.9 për qind në dhjetor, duke përmbysur gjashtë muaj rënie të njëpasnjëshme dhe duke ngritur pikëpyetje se sa shpejt Banka Qendrore Europiane do të fillojë të ulë normat e interesit.
Rritja vjetore e çmimeve të konsumit në 20 vendet që ndajnë euron në dhjetor u rrit nga niveli më i ulët në më shumë se dy vjet prej 2.4 për qind që ishte në nëntor.
Megjithatë ai mbeti pak më i ulët se norma prej 3 për qind e parashikuar nga ekonomistët në një sondazh të Reuters.
Reduktimi i subvencioneve qeveritare për gazin, energjinë elektrike dhe ushqimin që filloi vitin e kaluar ka shkaktuar një ripërshpejtim të inflacionit vjetor në pjesën më të madhe të Evropës.
Kjo ka bërë që investitorët të pakësojnë bastet e tyre se BQE-ja do të fillojë uljen e normave që në mars.
BQE, e cila do të mblidhet për të diskutuar politikën monetare më 25 janar, u tërhoq nga pritshmëritë e investitorëve për ulje të menjëhershme të normës muajin e kaluar, duke thënë se donte të shihte shenja të ftohjes së presionit të pagave për t’u siguruar që inflacioni ishte në rrugën e duhur për të arritur në objektivin prej 2%.
Burimi: Financial Times/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




