Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbajti një takim në Shtëpinë e Bardhë ku kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, nënshkruan një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit prej gati katër dekadash dhe të rihapë rrugët kryesore të transportit, duke i lejuar SHBA-së të shfrytëzojë ndikimin në rënie të Rusisë në rajon.
Dy vendet në rajonin e Kaukazit Jugor nënshkruan marrëveshjen që do të krijojë një korridor të madh tranziti që do të quhet “Rruga Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar”.
Kjo rrugë do të lidhë Azerbajxhanin dhe enklavën e tij autonome Nakhçivan, të cilat ndahen nga një copë territori armen me gjerësi 32 kilometra. Kjo kërkesë nga Azerbajxhani kishte penguar bisedimet e paqes në të kaluarën.
Marrëveshja midis dy ish-republikave sovjetike gjithashtu i jep goditje gjeopolitike ish-sundimtarit të tyre perandorak, Rusisë. Gjatë konfliktit prej gati katër dekadash, Moska luajti rolin e ndërmjetësit për të zgjeruar ndikimin në rajonin strategjik të Kaukazit Jugor, por ndikimi i saj u zbeh shpejt pasi nisi pushtimin në shkallë të plotë i Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



