Pas thuajse dy orësh në det të hapur është ankoruar në portin detar të Vlorës trageti i linjës Vlorë-Brindisi- Vlorë. Ai mbërriti në orën 15:30 në portin e Vlorës dhe për dy orë qëndroj në det të hapur.
Pasagjerë kanë që prej orës 06:00 të mëngjesit që qëndrojnë në det kur u nisën prej Brindisit.
Moti i keq ka përfshirë bregdetin e vendit sot duke krijuar vështirësi në ankorimin e trageteve dhe vonesa të tyre.
Probleme janë paraqitur edhe në Durrës ku Autoriteti Portual ka njoftuar se trageti i linjës Ankona- Durrës “AF Marina”, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim. Trageti pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme. Ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




