Gazeta Si – Pas 12 vitesh nga dopieta e fundit në Bahrein, Ferrari u rikthye me 2 vendet e para në një garë. Leklerk dhe Sainz në Sakhir, ashtu si Alonso dhe Masa. Edhe Ljuis Hemilton, ashtu si 12 vjet më parë, plotësonte podin me vendin e tretë.
Por nuk ka kohë për festë, as për Ferrarin dhe as për të tjerët, duke parë gabimet që u bënë në garën hapësë të Botërorit. Radhën e ka Jedah, që ka pak lidhje me cirkuitin e Sakhirit. Një cirkuit brenda qytetit, një rebus, një “bast” interesant, ku Ferrari synon të bëjë ‘bis’, i karikuar nga starti mbresëlënës i këtij Botërori.

Nëse Ferrari është në gjendje të fitojë titullin, ashtu siç shpresojnë në skuderinë italiane pas suksesit në Sakhir, në mënyrë të pashmangshme duhet të besojë më shumë te një nga makinat e tij. Dhe natyrisht te Sharl Leklerk, i konsideruar një talent i madh, por që vjen pas dy sezonesh jo të mira. Edhe Sianz nuk mbetet pas, ai ka një vullnet të hekurt dhe bën mirë që të synojë maksimumin që tani.
Ferrari e ka përqendruar të gjithë vëmendjen te gara e Jedah, por kuptohet që për skuderinë italiane një rëndësi të madhe ka Imola. Niveli i lartë i treguar në Bahrein duhet të konfirmohet së pari në Jedah dhe natyrisht në Imola. Pas dopietës së 12 viteve më parë, Alonso fitoi edhe 4 gara të tjera
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




