Një javë pasi bashkëshortja e tij, Beyonce u shpall ylli më i madh i shekullit XXI, Jay-Z akuzohet për përdhunimin e një 13-vjeçareje në vitin 2000, bashkë me kolegun e tij Diddy.
Viktima anonime në padi shpreh se sulmi ndodhi kur ajo po shkonte në festën pas eventit të MTV Music Awards.
Padia federale është dërguar që në tetor dhe u ridepozituar këtë të dielë në distriktin jugor të New York, duke listuar dhe Jay apo Shawn Carter si një të pandehur.
Tony Buzbee ishte avokati që depozitoi padinë dhe ai është marrë gjatë me skandalin e Diddy, i cili përballet me dhjetëra akuza për shfrytëzim seksual dhe abuzim.
Carter shkroi në një reagim se Buzbee nuk ishte profesionist dhe kërkonte të fitonte para nga reperi duke i thënë atij se kishte bërë një gabim të tmerrshëm.
“Këto akuza janë kaq të neveritshme në natyrë, saqë unë ju kërkoj të bëni një kallëzim penal, jo civil!! Kushdo që do të kryente një krim të tillë kundër një të mituri, duhet të mbyllet, a nuk jeni dakord?” tha Carter në një deklaratë. “Këto viktima të supozuara do të meritonin drejtësi të vërtetë nëse do të ishte kështu.”/NBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.