Futboll

Pas daljes nga spitali, Rustu: Turqia e ka kurën për Covid-19

Rustu Recber ka dalë nga spitali ku ishte shtruar disa ditë më parë pasi gjendja e tij u rëndua, si shkak i infektimit me koronavirus. Portieri simbol i futbollit turk, ka folur për luftën me koronavirusin, duke e cilësuar si ndeshjen më të vështirë të jetës së tij.: “Fitova ndeshjen më të vështirë në jetën time, në Turqi kemi një kurë që mjekët aplikuan tek unë për 10 ditë”.

46-vjeçari ka shpjeguar se duhet të qëndrojë në izolim në shtëpi, duke konfirmuar se ka dalë vetëm nga terapia intensive dhe nuk ka rezultuar ende pozitv, që mund të vërtetohet vetëm nga analizat e mëtejshme. Rustu, duke folur për As, kujton: “Duhet ta pranoj që në fillim e nënvlerësova, sepse mendova se ishte një grip i thjeshtë. Mirëpo, ishte COVID-19. Temperatura e lartë nuk largohej, sidomos ditën e 17-të. Nuk mund të bësh shaka me këtë virus, nuk ka rëndësi çfarë moshe ke”.

Në lidhje me Barcelonën, ish-skuadrën e tij, turku ka vetëm mirënjohje: “Klubi më ka dërguar urimet e presidentit Bartomeu. Në momente si këto, janë detajet e vogla që bëjnë diferencën, më qëndruan pranë. Nuk do ta harroj kurrë atë që Barça ka bërë për mua kur rrezikova të vdisja nga koronavirus: është sikur ti detyrohem jetën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë