Lojëra me Dore

Pas Botërorit edhe Evropianin, ‘teutonët’ në histori!

Nga Gazeta Si – Gjermania u shpall Kampione në “FIBA EuroBasket 2025” pas triumfit ndaj Turqisë në Finalen e zhvilluar në Riga.

Ky ishte suksesi i parë continental prej vitit 1993 që duke ju shtuar lavdisë në “FIBA Basketball World Cup 2023” i bën “teutonët” një nga 4 kombëtaret që i mban të dy titujt në të njëjtën kohë.

Më herët diçka të tillë e kishin realizuar ish Bashkimi Sovjetik, ish Jugosllavia dhe Spanja.

“Lojtari i Ndeshjes” ishte Isaac Bonga, që shënoi 20 pikë dhe mori 5 ribaund në fitoren 88-83 që Gjermania arriti në prani të 11.000 shikuesve në “Arena Riga”.

Dennis Schroder u shpall “TISSOT MVP” pas një Evropiani spektakolare për Gjermaninë, përfshi një “double-double” prej 16 pikësh dhe rekordin e Finales me 12 asist kundër Turqisë.

Dy skuadrat më të mira në “Eurobasket 2025”

Bashkë me të “All-Star Five” u përfshi shoku i skuadrës Franz Wagner, turku Alperen Sengun, greku Giannis Antetokounmpo dhe slloveni Luka Doncic.

Të dyja skuadrat i kishin fituar të gjitha ndeshjet deri në Finale, por humbja i mohoi Turqisë, mundësinë e një titulli historik, pas Finales së humbur në vitin 2001.

Në Finalen për vendin e 3, Greqia siguroi shkallën e fundit të podiumit me një sukses dramatik, 92-89 ndaj Finlandës.

Giannis Antetokounmpo kryesoi me 30 pikë, 17 ribaund dhe 6 asist duke ndihmuar Greqinë të fitonte medaljen e parë kontinentale prej vitit 2009.

Lojtari më i mirë në “Eurobasket 2025” dhe fituesit në historinë e kompeticionit

Klasifikimi i “top10” në “FIBA EuroBasket 2025”:
1. Gjermania
2. Turqia
3. Greqia
4. Finlanda
5. Lituania
6. Polonia
7. Sllovenia
8. Gjeorgjia
9. Franca
10. Serbia

– Tituj në Eurobasket:
14. ish Bashkimi Sovjetik
8. ish Jugosllavia
4. Spanja
3. Lituania
2. GJERMANIA, Italia, Greqia
1. ish Çekosllovakia, Franca, Rusia, Hungaria, Letonia, Egjipti, Sllovenia


    Copyright © Gazeta “Si”


    Më Shumë