Nga Gazeta ‘SI’ – Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është lënë në arrest shtëpie edhe Alma Kaçi, gruaja që i kërkoi atij favorizim në një proces tenderimi.
Ajo do të qëndrojë në banesën e saj në Durrës, pasi ka një fëmijë të mitur.
Alma ishte gruaja që u shfaq në video-skandalin e Gjicit, fillimisht duke kryer marrëdhënie seksuale dhe më pas duke i kërkuar atij favore.
Në momentin që u publikua videoja SPAK nisi hetimin për shpërdorim detyre, por pas publikimit të videos së gjatë ku bisedohej edhe në lidhje me një tender për sterilizimin e qenve. Më pas nisën hetimet për korrupsion pasiv.
Gjici u arrestua pak minuta më parë poshtë banesës së tij në Tiranë, për korrupsion pasiv.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



