Bota

Pas armëve, Trump ‘ngrin’ edhe ndarjen e informacioneve sekrete me Ukrainën

Nga Gazeta ‘Si’– Drejtori i CIA-s John Ratcliffe kofirmoi se Washingtoni ka vendosur të ngrijë edhe ndarjen e informacioneve sekrete me Ukrainën.

“Ndërprerja si në frontin ushtarak ashtu edhe në atë të shërbimeve sekrete synon që të gjithë të marrin përgjegjësinë për vendosjen e paqes,” raportoi gazetarja e Fox News, Jackie Heinrich, duke cituar Ratcliffe.

Më herët, Financial Times raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë ndalur dhënien e informacionit për Kievin, por vazhdojnë të ndajnë të dhëna mbi Rusinë dhe Ukrainën me aleatët e tyre më të afërt.

“Washingtoni ka ngrirë kanalet e informacionit me Ukrainën. Megjithatë, SHBA-të vazhdojnë të ndajnë të dhëna për Rusinë dhe Ukrainën me aleatët e tyre kryesorë, përfshirë Britaninë,” theksonte artikulli.

Nga ana tjetër, Daily Mail raportoi se Shtëpia e Bardhë i ka ndaluar Britanisë të ndajë të dhëna të inteligjencës amerikane me Kievin, pasi SHBA pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Megjithatë, deri dje, shërbimet e inteligjencës së dy vendeve (SHBA dhe Ukrainë) raportohet se kishin komunikim normal./ CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë