Politike

Pas akuzave të Rai 3, Meloni mbron Ramën në Shëngjin: Dy qendrat për emigrantët do të jenë operative nga 1 gushti

Nga Gazeta Si - Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nga Shëngjini deklaroi se vendi i saj i është mirënjohëse Shqipërisë për marrëveshjen me emigrantët.

“Dua të falënderoj qeverinë Rama që me kurajo na ndihmoi me 30 mjekë për rastin e COVID. Kryeministri Rama u falënderua për këtë gjë. Një nga gazetarët e quajti këtë përrallë e bukur e kryeministrit Shqiptar. Ndërsa sot kryeministri Rama quhet një kriminel, pasi vendosi që të bashkëpunonte me vendin tonë si me vendet e tjera të BE. Italianët e kuptojnë dhe i janë mirënjohës popullit shqiptar. Kur erdha verën e kaluar në Shqipëri dhe pata rastin që të diskutoj me zotin Rama për këtë marrëveshje, morëm parasysh disa kushte, fenomene. Vendet e BE nuk e përballojnë dot të vetme emigracionin e paligjshëm. Ndaj duhet dhe ndihma e partnerëve tanë. Arritëm në realizimin e kësaj marrëveshje që bazohet te lufta e trafikut ndaj qenieve njerëzore dhe ndaj emigracionit të paligjshëm. Nëpërmjet kësaj marrëveshje Shqipëria ka vënë në depoziton disa territore të saj, zona e Shëngjinit dhe ajo e Gjadrit. Unë mendova dhe dëshirova fort që të shndërrohej si model dhe për vendet e tjera. Edhe disa javë më parë, 15 vende të BE nënshkruan dhe i nënshkruan një apel KiE që të ndjekin shembullin e marrëveshjes me Shqipërinë.” tha ajo.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo tha se shpreson që kjo marrëveshje të jetë shembull edhe për vendet e tjera të BE.

Meloni foli edhe në lidhje me sulmet që janë ndërmarrë ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij nga mediat italiane, veprime që u ndërmorën pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“E lumtur që jam këtu dhe kam rastin të takoj kryeministrin Rama që pati mundësinë të verifikonte situatën ku ndodhen punimet.

Ne foto: Kryeministrja e Italise, Girgia Meloni ne konference per shtyp me kryeministrin Edi Rama

Vendet tona janë dy vende mike, vende që historikisht kanë bashkëpunuar dhe doja ta falënderoja edhe popullin shqiptar për mundësinë dhe ndihmën që na dhanë që të realizonim këtë marrëveshje. Shpresoj të ketë shembull edhe për BE. Përsëris afërsinë mes dy vende, për sulmet që i janë bërë Ramës dhe qeverisë së tij. Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë veçse na ndihmoi. Ishte një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare. Nuk  është hera e parë që Rama e Shqipëria i ofrojnë bashkëpunim Italisë”, tha ajo.

Meloni shtoi se opozita ka akuzuar madje se kampet po ndërtohen “si në Guantanamo”, por sipas saj gjërat duhet të funksionojnë siç duhet dhe duhet të ruhet rendi, pikë që sigurohet nga Italia.

Meloni ka treguar edhe kostot e ndërtimeve të këtyre qendrave, për të cilat tha se kapën vlerën prej 13.5mln eurosh.

“Rendi publik brenda perimetrit të qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane. Të dy qendrat do të jenë operative që nga 1 gushti.

Të gjitha ata që kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me datën e ngritjen e këtyre qendrave, sikur do të ndërtonim një qendër si Guantanamo.

Këtu gjërat do të funksionojnë dhe duhet të funksionojnë.

Marrëveshja mund të diskutohet edhe nga vende të tjera, mund të jetë edhe pjesë e zgjidhjes së BE, e kuptojmë ne dhe mbështetësit e emigracionit të paligjshëm.

Meloni-Rama duke inspektuar punimet e kampit ne Shengjin

Transporti do të kryhet nga anijet e Marinës Italiane, dhe ministria e Brendshme ka shpallur gjithashtu dhe një garë sa i përket shpenzimeve të transportit që arrin në vlerën 13.5mln euro. Edhe përsa i përket situatës në detin e Kuq, apo Mesdhe, do të shohim dhe trajtimin e këtyre emigrantëve nga anijet e Marinës Italiane. Kemi 334 mln euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territor. Këto burime nuk duhet të konsiderohen si shërbime shtesë. Këtë vit kemi arritur një ulje prej 60% të emigrantëve që kanë mbërritur në brigjet italiane. Ne nuk po bëjmë kosto, por investim. Me kapacitetin e këtyre qendrave, të atyre emigrantëve që nuk priten në Itali, do të kursejmë 136 mln euro. Ne jemi të kënaqur që dhe në përfundim të punimeve, do të doja të falënderoja kryeministrin Rama dhe ministrat e tij. Do të doja të falënderoja dhe ministrat e mi, apo dhe Forcat e Xhenios dhe ambasadorin tonë në Tiranë. Dua një falënderim të ndjerë për të gjithë ata që kanë punuar për këtë marrëveshje”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë