Gazeta Si - Pas nëntë ditësh betejë me flakët, përmirësohet situata e zjarrit në pyllin masiv në Pishporo të Fierit.
Gjendja është normalizuar me kalimin e orëve, por megjithatë disa forca zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të fikur vatrat e zjarrit që aktivizohen në brendësi të pyllit.
Vatrat e mëdha janë shuar, por vijon djegia e trungjeve. Të mërkurën përfundoi aksioni nga ajri me largimin e dy avionëve zjarrfikës “Canadair” që erdhën si ndihmë nga Greqia.
Zjarri është aktiv prej 12 ditësh, ndërsa flakët kanë prekur rreth 700 ha të sipërfaqes që është zonë e mbrojtur. Më shumë se 550 ha është djegur plotësisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.