Shendet

Studimi kinez: Personat +60 vjeç të vaksinuar me CoronaVac kanë nevojë për dozë të tretë

“CoronaVac ka nevojë për një dozë të tretë te moshat mbi 60 vjeç” këto janë gjetjet e fundit nga një studim zyrtar në Kinë  nga Laboratori Kyç i Shëndetit Publik (Ministria e Arsimit Kinë) dhe firma farmaceutike Sinovac Life Sciences Co. Beijing Kinë.

Studimi shkruan se në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë së vaksinës CoronaVac në moshat +60 vjeç, autorët shkruajnë se, 2 javë pas dy dozave CoronaVac  97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por 6 muaj pas dy dozave CoronaVac, vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash.

Sipas të dhënave pas aplikimit të dozës së tretë CoronaVac, 100% personave zhvillojnë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar.

Në nivel sasior, titri gjeometrik mesatar i antitrupave neutralizues ishte:

-42.7 (pozitiv) dy javë pas dy dozave.

-3.4 (negativ) gjashtë muaj pas dy dozave.

-305.0 (pozitiv) shtatë ditë pas dozës së tretë.

Studimi tregon se doza e tretë është toleruar mirë dhe të gjitha reaksionet ishin të gravitetit të nivelit 1 dhe 2. Duke u nisur nga të dhënat autorët kanë shkruar se niveli i antitrupave bie pas gjashtë muajsh tek moshat e vjetra dhe një dozë e tretë indukton me shpejtësi përgjigje imunitare të fortë ( për 7 ditë).

“Kjo dëshmi mund të ndihmojë politikëbërësit të përcaktojnë domosdoshmërinë dhe kohën e një doze përforcuese për të rriturit e moshuar,” shkruhet më tej në studim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë