Kosova

Pas 10 muajsh në Bruksel / BE zbardh agjendën e takimit Kurti-Vuçiç

Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen nesër në Bruksel.

Sipas agjendës së zbardhur nga BE-ja, ata do të zhvillojnë takime të ndara me shefin e diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe me emisarin special për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimet e ndara me liderët do të nisin nga ora 15:00, për të pasuar me një takim të përbashkët trepalësh. Në mbrëmje pritet dhe një konferencë e Borrell pas përfundimit të takimit.

BE thotë se takimi do të shërbejë për “të vlerësuar atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e përfaqësuesit të lartë dhe do të fokusohet në rrugën përpara”.

Për herë të fundit Kurti dhe Vuçiç janë takuar para 10 muajsh. Në mars është bërë një vit qëkur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, të dy ranë dakord që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë