Sikur të mos mjaftonte ai gabim fatal ndaj Teutës, që i shakktoi humbjen Partizanit, kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha, e ka katranosur edhe në Korçë. Një tjetër gafë e tij, këtë herë bashkë me një nga mbrojtësit e Partizanit, ka bërë që skuadrës së trajnerit Ilir Daja t’i ikë fitorja nga duart. Ndeshja më Skënderbeun u mbyll në barazim, 1-1.
Ndeshja ka qenë thuajse e ekuilibruar, me një epërsi të lehtë të kryeqytetasve, të cilët kanë rrezikuar disa herë, por janë ndalur nga portieri Rexhepi. Korçarët janë mbrojtur mirë dhe kanë tentuar të godasin me kundërsulm.

Në pjesën e dytë Partizani ka fituar një penallti, që në fakt është akorduar pasi janë parë pamjet me VAR. Stenio Zhunior këtë herë u tregua i saktë, ndryshe nga ndeshja me Teutën, ku gjuajti jashtë. Por gëzimi i të kuqve zgjati vetëm pak sekonda, sepse me shkelmimin e topit nga mesfusha, Skënderbeu barazoi rezultatin, që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Një top i gjatë në zonë dhe Hoxha bën një dalje të gabuar. Berisha depërton mes tij dhe një mbrojtësi, merr topin dhe me portën bosh e dërgon atë në rrjetë. Edhe pse kishte ende shumë minuta lojë, gol tjetër nuk u shënua dhe kështu Skënderbeu dhe Partizani kanë marrë pikën e parë në kampionat, pasi vitin të dy nga humbja e javës së parë.
Abissnet Superiore, java e 2-të
Sot, ora 16:45
Skënderbeu-Partizani 1-1
Ora 19:45
Vllaznia-Teuta
Dje
Dinamo-Laçi 1-1
Nesër
Tirana-Egnatia
Kukësi-Kastrioti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




