Futboll

Partizani zyrtarizon tri blerje në fund të merkatos, fuqizon të tre repartet

Partizani ka bërë tri afrime të rëndësishme në fundin e merkatos së dimrit. Klubi i kuq së fundi ka marrë një mbrojtës të majtë, një sulmues dhe një mesfushor. I fundit është pikërisht mesfushori kongolez, një lojtar që është pjesë e kombëtares së vendit të tij dhe që shihet si një element mjaft cilësor.

“Masanga Matondo është lojtar i Partizanit. Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mesfushorin organizator kongolez, i cili ka firmosur me të kuqtë një kontratë për dy vite e gjysëm. Fantazisti 22-vjeçar ishte pjesë e kampionatit kongolez me skuadrës AS Otoho. Ai ka dy ndeshje me përfaqësuesen e Kongos”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit Partizani për goditjen e fundit në merkato.

Braziliani Fernando Augusto, nje nga afrimet e Partizanit. Gazeta Si, 30 janar 2022

Pak ditë më parë është arritur marrëveshja edhe me mbrojtësin brazilian Fernando Augusto Araujo, si dhe me ulmuesin serb Milan Mirosavljev. Të kuqtë kanë vuajtur shumë në sulm gjatë këtij kampionati dhe mendohet se me afrimet e fundit ta kenë zgjidhur këtë problem.

Partizani, që luan nesër ndeshjen e radhës me Laçin në kampionat, mban vendin e 5-të në kampionat, me 22 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë