Futboll

Partizani-Tirana në mbrëmje, FSHF përcakton oraret për 3 javët e ardhshme

Kategoria Superiore dhe Kupa e Shqipërisë do të kryqëzojnë sërish rrugët mes tyre në javën e parë të muajit Shkurt. Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar oraret për 3 javët e ardhshme duke pasur parasysh këtë fakt. Raundi i 23 do të afrohet me një ditë dhe do të ndahet mes të Premtes (31 Janar) dhe të Shtunës (1 Shkurt). Kjo për tju dhënë kohë skuadrave të kualifikuara për të përgatitur ndeshjet e para ¼ finale në Kupën e Shqipërisë që do të zhvillohen të mërkurën e ardhshme (5 Shkurt). Ndërsa raundi i 24 do të ndahet mes të dielës (9 Shkurt) dhe të hënës (10 Shkurt), për ti lënë vend atij të 25 në fundjavën 15-16 Shkurt.

Raundi i 23
31 Janar
Egnatia-Bylis 13:30
Teuta-Vllaznia 16:30
1 Shkurt
Laçi-Partizani 13:30
Dinamo City-Skënderbeu 16:30
Tirana-AF Elbasani 16:30

Raundi i 24
9 Shkurt
AF Elbasani-Egnatia 17:00
Vllaznia-Bylis 17:00
Partizani-Tirana 20:00
10 Shkurt
Skënderbeu-Laçi 17:00
Teuta-Dinamo City 17:00

Raundi i 25
15 Shkurt
Egnatia-Partizani 13:30
Bylis-AF Elbasani 13:30
Dinamo City-Vllaznia 16:30
16 Shkurt
Laçi-Teuta 13:30
Tirana-Skënderbeu 16:30


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë