Futboll

Partizani-Tirana, derbi i parë i këtij edicioni u mbyll me barazim pa gola

Partizani dhe Tirana barazuan në derbin e parë të këtij edicioni, në një sfidë që prodhoi entuziazëm vetëm në tribuna ku nuk mungoi mbështetja ndaj skuadrave, të cilat nuk iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë në fushën e lojës.

Të dyja skuadrat luajtën në mbrojtje, duke bërë që ndeshja të kalonte pa shumë raste dhe duke rezultuar në barazim.

Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime në po aq ndeshje të luajtura, teksa mbetet e pamposhtur por larg kreut të renditjes.

Më herët lojtarët e Tiranës bënë homazhe në nderim te ish-deputetit Gerti Bogdani tifoz i tyre që ndërroi jetë në moshë të re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë