Gazeta Si – Partizani dhe Laçi do të mbyllin javën e dytë të Suepriores me ndeshjen që do të luajnë mes tyre mbrëmjen e sotme në ‘Elbasan Arena’. Është një ndeshje interesante, pasi të dyja skuadrat kanë dalë fituese javën e parë.
Të kuqtë trajnerit Kolela kanë shansin të kryesojnë të vetëm, nëse fitojnë. Një javë më parë Partizani iu gëzua trepikëshit në frymën e fundit në Elbasan, falë golit të Skukës në shtesë. Sot duhet të tregojë se ajo fitore nuk ishte rastësi.

Laçi në anën tjetër vjen me moral të lartë, pas fitores bindëse ndaj Teutës. Për kurbinasit është një provë e rëndësishme, që do të tregojë në çfarë niveli janë pas largimeve të shumta që kanë pasur nga skuadra e sezonit të shkruar.
Vëmendja më e madhe është te Partizani, sigurisht, pasi pretendimet për këtë sezon janë madhore. Objektivi është titulli kampion, ndërsa zgjedhja e trajnerit Kolela është parë me skepticizëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




