Gazeta Si – Pengesa para ‘Play-off’-it është e kalueshme për Partizanin. Kampionët e Shqipërisë luajnë sot në mbrëmje (ora 19:00) ndaj Valmieras në Letoni. Është ndeshja e parë e turit të 3-të kualifikues të Ligës së Konferencës, ku të kuqtë kanë shanse të mëdha kualifikimi.
Kundërshtari, kampion i Letonisë, ka shitur disa lojtarë ditët e fundit dhe Partizani mund të konsiderohet favorit për kalimin e turit. Trajneri Zoran Zekiç ka folur me besim të plotë në konferencë shtypi, ku ka theksuar se vlerësimi duhet të jetë maksimal në çdo sekondë të ndeshjes.
Partizani do të ketë të gatshëm sot edhe Hadrojin dhe pritet që trajneri kroat të aktivizojë 4 lojtarë në mesfushë, në mënyrë që skuadra të ketë sa më shumë ekuilibër. Mungojnë për arsye dëmtimi Sembene dhe Mensah. Një rezultat pozitiv sot në Riga, do ta bënte edhe më të lehtë kualifikimin e të kuqve. Të paktën ‘Play-off’-i është plotësisht i arritshëm.

Luajnë sot në të njëjtin kompeticion edhe Struga, që në orën 17:00 pret Hesperange të Luksemburgut, si dhe Ballkani që ndeshet me Linkoln Red të Gjibraltarit. Kampionët e Kosovës kanë mundësitë më të mëdha për të kaluar më tej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




